Ndërkombëtarët urojnë qeverinë e re: Presim reforma në Maqedoni
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën parlamentre.

"Si mike dhe partnere e Maqedonisë, SHBA-të me padurim presin që të punojnë me qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjente me të cilat do të forcohet sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e mediave dhe përgjegjësia e qeverisë", thuhet në urimin e Departamentit të Shtetit, duke theksuar se SHBA-të presin nga Maqedonia reforma në shumë sfera.

Po ashtu, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Mogherini dhe Hahn porositën se presin që Kryeministri Zaev dhe opozita do të përgatitin një agjendë reformuese që do të jetë në të mirë të vendit.

"Përfaqësuesit e BE-së presin zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente, duke u bërë thirrje partive që t’i lënë anash ndasitë dhe së bashku ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve europiane", thuhet në urimin e përfaqësuesve të BE-së. /albeu.com/


Shtuar më 01/06/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori