Formacionet e mundshme Inter-Plzen, zikaltërit luajnë vetëm për fitore

Inter sot do të presë në San Siro Victoria Plzen, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Kjo ndeshje është një finale për zikaltërit, pasi fitorja e sotme do t’i dërgonte automatikisht në raundin e 1/16. Por jo vetëm kaq, nëse Interi sot fiton, Barcelona do të shkojë në Europa League, edhe nëse fiton ndaj Bayern Munich.

Lajm i mirë për Interin është se Lukaku është rikthyer dhe pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në portë nuk ka më diskutime, pasi Onana është gardiani më i ri i portës zikaltër dhe i jep më siguri portës.

Në sulm pritet të jetë Dzeko-Lautaro./ h.ll/albeu.com

Formacionet e mundshme:


Shtuar 26.10.2022 09:28