Ndalohet tharja e rrobeve në ballkon
Ndalohet tharja e rrobeve të brendshme dhe rrobeve tjera nëpër ballkonet e apartamenteve në Maqedoni. Kjo është vendosur me Ligjin e ri për banim dhe rregulloret e brendshme për banesat, raporton INA.

Rregullorja parashikon që tharja e rrobeve të bëhet në hapësira të caktuara për punë të tilla, në vend të praktikave ku për këtë janë shfrytëzuar ballkonet.

Në rast se ndërtesa e banimit nuk ka hapësirë kolektive për tharrjen e rrobeve, atëherë në ballkon duhet të sigurohet një hapësirë ku nuk do të shihen rrobet duke u tharë.

Ligji për banim dhe rregullorja e re parandalon dhe sanksionon cdo hedhje të mjeteve dhe mbeturinave nga ballkonet apo hapësirat e tjera të banesave. Autoritetet përgjegjëse komunale fillimisht do të informojnë dhe rekomandojnë qytetarët, ndërsa më pas parashikohen masa ndëshkimore dhe dënime. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori