Ndalohet noti në liqenin e Ohrit për një arsye të pështirë (VIDEO)
Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza.

Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme.

Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit.

plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë.

Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur se kolektori i ujërave të zeza nuk ka qenë në funksion dhe të gjitha ujërat e zeza janë derdhur direkt në liqen.

Qendra për Shëndetin Publik ka vendosur menjëherë tabelat paralajmëruese, pas analizave të para të ujit.
Shtuar më 13/07/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori