Ndalohen 50 emigrantë nga Lindja e Mesme
Pëlqej
Në Gjevgjali janë ndaluar 50 persona, pasi dyshohen si emigrantë ilegalë.

Ministria e Brendshme ka informuar se emigrantët janë nga Afganisatni, Siria dhe Pakistani.

Emigrantët janë gjetur të fshehur në një tren transportues të linjës Selanik - Kosovë, raporton Alsat-M.

Mësohet se destinacioni ku donin të shkonin fillimisht emigrantët ka qenë Serbia.

Shteti i Maqedonisë është cilësuar si pjesë e të ashtëquajturës "Rrugë e Ballkanit" për emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori