Ndalesa të reja për automjetet në akset rrugore të Maqedonisë, ja rrugët që duhet të shmangni
Qarkullimi në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas intervenimit të ekipeve të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Siç deklaroi edhe Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese pasdite ka në rrugët malore Strazhë, Mavrovë, Presekë, Gjavatë, Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair.

Në rrugën Shtip-Veles në vendin e quajtur Tri Çezmat komunikacioni është në ndërprerje sepse automjete transportuese e kanë bllokuar rrugën, për shkak të borës.

LAMM rekomandon vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm në vendkalimet nga ana e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori