Ndahet nga jeta bashkëshortja e Kryetarit të Tetovës
Sot është ndarë nga jeta Eleonora Bexheti, bashkëshortja e kryetarit të Komunës Tetovë, Sadi Bexheti. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, ditën e premte, në varrezat e qytetit, pas të kryet riti i faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë e Larme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familja Bexheti.


Zonja Bexheti vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa kohësh kurohej në një spital jashtë Maqedonisë por pa mundur të shpëtojë.

Redaksia e Portalit Albeu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bexheti për humbjen e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori