Ndahet çmimi "11 Tetori"
Kuvendi ndan sot çmimin shtetëror "11 Tetori" për vepër jetësore për vitin 2013, për realizime në sferën e shkencës dhe arsimit, kulturës dhe artit, gazetarisë dhe publicistikës. Fitues i çmimit për vepër jetësore në sferën e shkencës dhe arsimit është prof.dr. Sërgjan Kerim, ekonomist dhe diplomat, ndërsa në sferën e kulturës dhe artit do t'i ndahet prof.mr. Reshat Ahmetit, artist figurativ. Dragosllav Argirovski, gazetar dhe publicist, do të vlerësohet me çmim në sferën e gazetarisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori