Del emri, ky do të jetë opinionist i “Big Brother VIP Kosova”

Pasi janë konfirmuar moderatorët e edicionit tē parë të Big Brother Vip Kosova (Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi) tashmë është konfirmur edhe opinionisti. Bëhet fjalë për një emër shumë të njohur të formatit, Olti Curri.

Blogeri e ka konfirmuar vetë lajmin, duke postuar edhe një foto me drejtuesin e televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, duke nënshkruar kontratën.

Kështu, programi rikthen në ekran Oltin, që prej 2 vitesh ka qenë në një “pause” nga televizioni, ndërsa mund të thuhet me siguri se kjo është një “goditje” e qëlluar e produksionit. .

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Kujtojmë se Olti ka qenë pjesë e Big Brother Albania në të gjitha edicionet duke punuar në shumë pozicione që nga suplementi Big Brother Albania për gazetën Shqip, në komisionin e audicioneve , autor dhe opinionist i spektaklit “Fan Club”, ku është njohur për komentet e tij goxha pikante.