NATO, garante e Maqedonisë
Shteti maqedonas duhet të vazhdojë t’i përmbush standardet e NATO-s, dhe jo vetëm ato ushtarake, por gjithashtu dhe ato politike, juridike dhe ekonomike. Të paktën kështu ka thënë kryetarit të Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadanit.

Sipas Ramadanit, Maqedonia është e detyruar të bashkëpunojë me aleancën dhe nuk ka alternativë tjetër.

Disa kompani e konfirmuan këtë. Globalizimi dhe Maqedonia si pjesë e trendeve ekonomike rajonale dhe evropiane, doemos të sigurojë bashkëpunim me NATO-n. Një nga sektorët është energjetika, ku si Aleanca ashtu edhe Bashkimi Evropian i kushtojnë vëmendje të veçantë, shkruan Zhurnal.mk.

“Kjo është një mundësi për Maqedoninë, menjëherë të ketë zhvillim të shpejtë, t'i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në kuadër të biznesit energjetik ajo ofron tregti më të mirë me energji elektrike, dhe shkëmbimi më i mirë i energjisë elektrike në kuadër të tregut është një përfitim për të gjithë ne”, ka deklaruar Shtefan Peter nga EVN Maqedoni, raporton Alsat.

Duke qenë se 15 vendet e para me të cilat Maqedonia ka shkëmbim tregtar, vetëm katër nuk janë në NATO.

Gjermania është vendi i parë me të cilin ka më së shumti shkëmbim tregtar dhe eksport. Gati një e treta e shkëmbimit tregtar është me këtë vend, dhe madje gjysma e eksportit është pikërisht në Gjermani. Kina është në vendin e gjashtë, ndërsa Rusia është e 13-ta.

Gjithsesi shumat me këto vende janë shumë të vogla, dhe Maqedonia shumë më tepër importon sesa eksporton në këto dy shtete./Albeu.com/
Shtuar më 18/04/2016, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori