Ziberi flet pas mbylljes së votimeve (VIDEO)
Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi thotë për TV21 se kanë shënuar rezultat pozitiv dhe se ideja për kryeministër ka rezultuar e suksesshme.

Ai thotë se është herët të flitet për koalicionime dhe se pritet shpallja e rezultateve nga KSHZ.

“Kjo pjesëmarrje na inkurajon dhe përpjekjet tona për afirmimin e shqiptarëve dhe ideja për kryeministrin shqiptar rezultoi me mbështetje masovike nga shqiptarët.

Oferta jonë është serioze bindëse dhe afirmative, prandaj këto rezultate na shtojnë përgjegjësinë që të jemi sa më këmbëngulës në realizimin e aspiratave tona.

Presim rezultatet nga KSHZ dhe transformimin e rezultateve në mandate të deputetëve.”, theksoi Ziberi.

Shtuar më 15/07/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori