U ekzekutuan brenda makinës, policia zbardh detajet e fundit nga atentati në Durrës

Ekzekutimi i dyfishtë në Durrës, reagon policia: Ja si u gjetën dy vëllezërit, RENEA e FNSH “blindojnë” zonën.

Ka reaguar në mënyrë zyrtare Policia e Durrësit në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u ekzekutuan për vdekje dy vëllezër, ngjarje e ndodhur tek tregu i makinave.

Nga ky atentat kanë mbetur të vdekur vëllezërit me origjinë nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Policia njofton se vëllezërit janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH kanë blinduar vendin dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 16:23