Nano: Jo dënimit kolektiv të shqiptarëve
Ish-lideri socialist dhe kandidati aktual për president i Reapublikës së Shqipërisë, Fatos Nano u prononcua sot edhe për incidentet më të fundit në Maqedoni dhe arrestimet e forcave speciale maqedoanse pas vrasjes së pesëfishtë në Liqenine e Hekuranës.

Ai i bëri apel palës maqedonase të mos i paraqesë incidentet në frymën e vjetër konfliktuale.

" Unë besoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë të gjithë eksperiencën dhe kanë dhënë shembuj të një kulture evropiane, dhe të mos viktimizohen nga incidentet. Edhe klasa maqedonase nuk ka asnjë interes për ta paraqitur çdo konflikt në frymën e vjetër konfliktuale ndëretnike. Drejtësia duhet të ndëshkojë keqbërësit individualisht dhe jo të japë një dënim kolektiv", deklaroi ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori