“Zoti” i qiejve pranë Shqipërisë, bombarduesi amerikan B-52 fluturon mbi flotën ruse në Mesdhe (FOTO LAJM)

Dy bombardues amerikan të tipit B-52 janë parë në Mesdhe, shumë pranë disa flotiljeve ruse që ndodhen në zonë, raporton La Republica.

Avionët kanë patrulluar ditën e djeshme, mes tensioneve të shumta në “ndeshjen” mes NATO-s dhe Rusisë që po zhvillohet aktualisht në Mesdhe.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 2 B-52 amerikanë kanë patrulluar edhe shumë pranë vendit tonë.

Bombarduesit u ngritën nga Britania e Madhe në drejtim të Ballkanit dhe më pas në Egje, ku fluturuan mbi pozicionet e flotës ruse e cila u largua nga baza siriane e Tartous.

Për disa ditë me radhë, kjo flotë është mbajtur nën kontroll nga aeroplanmbajtësja amerikane Truman dhe ajo franceze De Gaulle./albeu.com/