Najçevska: Ivanov po vepron me standarde të dyfishta
Presideni i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, po vepron me standarde të dyfishta, ka thënë pedagogja Mirjana Najçevska, duke mos i dorëzuar mandatin partisë së dytë me numrin më të madh të votave të fituara në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

"Gjatë procedurës për dorëzim të mandatit për formim të qeverisë, Ivanov në të njëjtën situatë zbaton rregulla të ndryshme.

Kur VMRO-DPMNE-së i ja dorëzoi mandatin për formim të qeverisë së re, Ivanov u tërhoq në faktin se ajo parti ka fituar numër më të madh të deputetëve.

Pavarësisht asaj se ato mandate të deputetëve nuk nënkuptojnë mazhorancë në Parlament, Ivanon anoi nga supozimet se ajo parti më lehtë do të mund të sigurojë mazhorancën parlamentare.

Me automatizëm kjo nënkupton dorëzim të mandatit partisë tjetër me numër më të madh të deputetëve (në këtë rast partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, LSDM-së).

Duke kërkuar që partia e dytë me më shumë numërdeputetëve të vërtetojë se ka siguruar mazhorancë parlamentare, Ivanon, realisht ka zbatuar një rregull të ri.

Kjo quhet diskriminim, dhe për këtë Ivanovit duhet t’i ngritët impiçment dhe të shkarkohet nga funksioni i presidentit për shkak të shkeljes së ashpër të Kushtetutës", shkruan Najçevska në profilin e saj në "Facebook", e cila shkruan:

Neni 9
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes kombëtare dhe sociale, besimit politik dhe religjioz, pozitës pronësore dhe shoqërore.
Qytetarët para Kushtetutës dhe ligjit janë të njëjtë.
Neni 87
Presidenti i Republikës së Maqedonisë është përgjegjës për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë kryerjes së të drejtave dhe obligime të tija. /albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori