Nacionalisti Sheshel përzihet edhe me politikanët shqiptarë në Maqedoni
Pëlqej
Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është shprehur kundër vizitës së paralajmëruar të kreut të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi në Serbi, duke thënë se është problem i Shkupit zyrtar që ai është kryetar i Kuvendit të këtij shteti.

Ai në një konferencë për media sot në Beograd tha se nuk e di se kush e ka ftuar Xhaferin për vizitë në Kuvendin e Serbisë.

“Sikur të isha kryetar i Kuvendit të Serbisë, nuk do ta ftoja. Qëllimi ynë është të kemi marrëdhënie të mira me Shkupin, ndërsa sa i përket asaj që ata e kanë zgjedhur atë, ky është problem i Maqedonisë dhe jo i Serbisë”, tha Sheshel.
Shtuar më 21/05/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori