Pushuesi merr në mbrojtje “Jugun”: Çadra me shezlongë dhe dy birra falas 10 mijë Lekë në Drymades (FOTO LAJM)

Një pushues shqiptar përmes një mesazhi ka treguar se jo të gjithë biznesmenët në Jug të vendit abuzojnë me çmimet.

Ai shkruan se në Drimadhes, një çadër me dy shezlonge dhe dy birra falas të ofrohen për vetëm 10 mijë Lekë të vjetra.

Sipas tij, çmimi ka qenë i njëjtë edhe vitin e kaluar dhe restoranti nuk është prekur nga rritja e çmimeve.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni turistik, një pjesë e mirë e pushuesve kanë braktisur plazhet në Jug të vendit, si pasojë e çmimeve të larta dhe mungesës së shërbimit cilësor.

Por mesa duket jo të gjithë kanë zgjedhur të “trembin” pushuesit./albeu.com/