Nacionalistët maqedonas "lodhen" së protestuari kundër shqiptarëve
Pëlqej
Protestuesit e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët” edhe pse pritej që sot të paralajmërojnë strategjinë e tyre që parashikonte vendosjen e tendave përpara kuvendit, nuk e bënë një gjë të tillë.

Protestua u zhvillua ashtu si çdo ditë me marshin që filloi nga qeveria deri te kuvendi.

Organizatorët thanë se nga java e ardhshme do të fillojnë të zbatojnë planin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndonëse nuk deshën t’i zbardhin hapat konkretë se si do ta bëjnë një gjë të tillë, njofton Alsat.

Edhe pse gjatë ditës në rrjetet sociale u bë thirrje që protesta e sotme të jetë masive, nuk u vërejt prani e shtuar e protestuesve madje shifrat e fundit tregojnë tkurrjen drastikenumritprotestuesve si dhe anulimin e mundshëm të tyre në qytetet e tjera.

Në kryeqytet sot numri i protestuesve ishte rreth 2500. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori