Gazetari Urim Saliu ka shkruar se partitë politike janë duke kujtuar se qytetarëve i rri
mendja tek listat e tyre. Por në të vërtetë, siç shprehet Saliu, qytetarëve u rri
mendja tek
lista e
borxheve që duhet të paguajnë.
"Partitë e kanë marrë seriozisht këtë listën për deputetë. Ata kujtojnë se neve na rri
mendja edhe aq të ato
lista të tyre.
Harrojnë se neve na shqetëson
lista e
borxheve,
lista e artikujve që kemi marrë për një muaj në shitore, dhe kushedi sa e sa fatura të tjera…", ka shkruar Saliu në "Facebook".
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, FMN publikoi shumën e borxhit publik të Maqedonisë që shkon në 44,8% e Prodhimit Bruto Vendor ose 3 miliardë e 584 milionë euro.
Në këtë borxh nuk hyn
borxhi i ri i Qeverisë prej gjysmë miliardë euro përmes euroobligacionit.
Nëse shtohen edhe këto para, atëherë
borxhi publik i shtetit, në të cilin përveç borxhit të Qeverisë, hyjnë edhe borxhet e Bankës Maqedonase për Zhvillim dhe Rindërtim, komunat dhe ndërmarrjet jo financiare, atëherë
borxhi rritet në 51% të Prodhimit Bruto Vendor, që e çon në mbi 4 miliardë euro borxhin e përgjithshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2016,
ora 14:00