Në Ohër shtohet numri i turistëve
Ohri
Numri i festave në periudhën dimërore e vazhdoi sezonin në qendrën kryesore turistike. Për tu tërhequr më shumë turistë në Ohër organizohen ngjarje dhe manifestime kulturore. Hotelierët theksojnë se numri i madh i vizitorëve në rajonin e Ohrit dhe Strugës e rrit nevojën për ndërtim të hoteleve të reja moderne, të cilat do të mundësonin zhvillimin e turizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtorët turistik thonë se ndërtimi i hoteleve të reja të kategorisë së lartë, do ta freskonin ofertën turistike, por për ta rritur konkurrencën në treg duhet të sillen përmbajtje të reja dhe oferta të cilat do ta garantonin jetëgjatësinë e turizmit.

Në qytetin e Ohrit ka 7,300 hotele nga të cilët me 3,4 dhe 5 yje./Albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori