Myslimanët në Maqedoni festojnë Fiter Bajramin
Një kremte e madhe për myslimanët e Maqedonisë dhe vendeve islame kudo në botë është festa e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas 30 ditëve agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u organizua në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup dhe në orën 4:23 u fal namazi i sabahut, kurse namazi i Bajramit u fal në ora 05.38.

Gjatë muajit të Ramazanit çdo mysliman e ka për detyrim të japë sadakatul-fitrin. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi me rastin e festës së Fitër Bajramit i dërgoi mesazh myslimanëve në Republikën e Maqedonisë.

“Në këtë muaj erdhi e mira e njerëzimit, zbriti drita, u hap mendja, u urdhërua mëshira dhe bamirësia, mori formë dashuria dhe respekti, zbriti kodi i paqes dhe mirëqenies. Prandaj, ky muaj gjithnjë duhet të shënohet, duhet që të përjetohet me tërë qeien tonë, duhet ta madhërojmë duke i kryer të gjitha ibadetet që janë karakteristikë e këtij Muaji të shenjtë.” tha mes tjerash ai.
Shtuar më 15/06/2018, ora 07:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori