Myftinia Kumanovë: Qytetarë, ruani gjakftohtësinë
Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë, përmes një komunikate për shtyp, i bën apel qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, përcjell Portali Albeu.

"Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë me shqetësim të madh që nga orët e hershme të mëngjesi po e ndjek aksionin policorë që po zhvillohet në Lagjen e Trimave në Kumanovë e banuar me shumicë shqiptare.

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë apelon te gjithë popullata shqiptare e në veçanti popullata e lagjes së trimave që ta ruaj gjakftohtësinë e tyre dhe mos të bien preh e provokimeve. Gjithashtu apelojmë te organet shtetërore, te ndërkombëtarët, partitë politike shqiptare dhe te të gjithë ata që kanë mundësi që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate që ta japin kontributin e tyre, ngase në mesin e banorëve ka pleq,gra,fëmijë dhe të sëmurë të cilëve ju nevojitet ndihmë urgjente", thuhet në reagim. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2015, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori