Myftinia e Gostivarit gati për manifestimet “Java e Muhamedit A.S.”
Me rastin e ditëlindjes së profetit Myftinia e Gostivarit është duke bërë përgatitjet e duhura për mbajtjen e manifestimit tradicional “Java e Muhamedit A.S.”.

Ky manifestim organizohet për të dymbëdhjetin vit me radhë, nga BFI ­ Gostivar. Pjesë e agjendës së Myftinisë së Gostivarit janë konferenca për shtyp, vizita nëpër shkolla të ndryshme të komunës së Gostivarit, dhurata për biblioteka të shkollave, etj.

Pjesë e manifestimit të organizuar do të jetë dhe promovimi i librit “Duodecimalistët shiitë dhe ehli Sunneti” i autorit Musli Bajrami, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Ndërkohë mbyllja e manifestimit do të bëhet me ngjarjen qendrore “Mirë se erdhe e Resulall­llah”, në Palestrën sportive Rinia në Gostivar. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori