Muzeu i luftës, 10 milion euro kosto
10 milionë euro do të jetë kostoja e ndërtesës së Muzeut të VMRO-së apo luftës maqedonas. Deri tani sipas kontratave që janë nënshkruar nga Qeveria me kompanitë për realizimin e projektit, shuma ka arritur në 9,7 milion euro, ndërsa pritet nënshkrimi edhe i një kontrate për përfundimin e muzeut.


Kompania ndërtimore “Beton”, që po realizon punimet, në maj duhet të përfundojë projektin dhe të përgatisë lëshimin e saj në përdorim nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, në prag zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare.

Për realizimin dhe ndërtimin e projektitMuzeut ka pasur debate për jotransparencë në tenderët e shpallur, por edhe për harxhimin e shumave të mëdha financiare.

Partitë e opozitës kanë shfaqur dyshimet lidhur me harxhimet e jashtëzakonshme për realizimin e këtij projekti dhe mundësinë e keqpërdorimit të mjeteve të buxhetit të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2011, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori