Mustafa: Ky koalicion duhet të tërhiqet ose rrëzohet sot!
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se është e tmerrshme gjendja në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend. Prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe. Nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës”, shkruan Mustafa në postimin e tij në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2017, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori