Musliu thotë se dosjet i ka marrë nga PDSH-ja
Pëlqej
Ish zyrtari i sigurimit shtetëror të Maqedonisë, Hisen Musliu, ka pranuar se i ka pasur materialet për dosjet kontestuese nga shërbimet sekrete para se të bëhen publike, dhe se i kishte pranuar nga udhëheqësia më e ngushtë e Partisë Demokratike Shqiptare, tha zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.

Sipas Kotevskit, gjatë bisedës në stacionin e policisë, Musliu ka thënë se e kishte bërë këtë për t’iu shpaguar partisë, dhe për shkak të premtimeve për post zyrtar nëqoftëse partia kthehej në pushtet.

Në komunikatën e ministrisë thuhet se gjatë bastisjes janë konfiskuar dy kompjutorë, dy kartele USB, disa telefona celularë dhe dy fletëpagesa me të cilat përmes kompanisë Western Union janë paguar mjete financiare në emër të personit Bozhidar Spasiq.

Ministria thotë se nga analiza e materialeve të konfiskuara, në kompjuterët janë gjetur katër dosjet e fabrikuara, por edhe materiale që prtendohet se janë nga shërbimi gjerman DND. Gjithashtu është gjetur edhe një fotografi në të cilën është bërë përpjekje për fotomontazh të liderit të BDI-së me personin Bozhidar Spasiq.

Në komunikatë thuhet se i paraburgosuri ka theksuar se personin të cilit i janë paguar paratë e ka njohur në vitin 1979, ndërsa kontaktet i ka ripërtrirë para disa viteve. Dyshohet se në periudhën maj-tetor, katër herë janë paguar rreth 4.500 euro.

Kotevski tha se po shqyrtohen disa baza për kallëzim penal ndaj Musliut.
Shtuar më 23/11/2010, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori