Muslimanët e Maqedonisë aksion humanitar për Turqinë
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë shpreh keqardhjen për katastrofën natyrore e cila ndodhi në pjesën juglindore të Turqisë ku humbën jetën shumë njerëz dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Zhurnal raporton se kjo bashkësi ka lëshuar një reagim ku thuhet se "ne myslimanët e Maqedonisë ashtu sikur të gjithë qytetarët tjerë kemi një përvojë të hidhur me ngjarje të asaj natyre dhe në kushte të tilla na u ofrua dora e solidarizimit nga të tjerët", prandaj si shprehje të solidaritetit tonë islam, Bashkësia Fetare Islame shpallë njoftim se ditën e xhumasë më 4.11.2011 do të organizohet aksion humanitar në grumbullimin e mjeteve financiare në të gjitha xhamitë e R. Maqedonisë për nevojat e vëllezërve tanë në R. Turqisë të cilët pësuan nga tërmeti" .

Bashkësia Islame ka bërë thirrje te të gjithë nëpunësit fetar të BFI, hatibët, imamët dhe strukturat tjera fetare të sqarojnë vlerën e solidaritetit tek myslimanët e vendit me vëllezërit në Turqi.
Shtuar më 01/11/2011, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori