Musa Xhaferi i kërkon Mijallkovit të heq nga puna shqiptarët që nuk janë me BDI
Përgjimet e publikuara sot Nga LSDM në Kavadarë kanë pët publike edhe një bisedë mes zv.kryeministrit Musa Xhaferi dhe shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.

Gjatë bisedës Xhaferi i ankohet Mijallkovit se në Kompaninë e sigurimit SGS në Çair ka disa të punësuar të PDSH-së. Mijallkovi shpreh gatishmërinë që të largohen dhe kërkon që atij t’i dorëzohen emrat e personave të BDI-së që do të duhet të punësohen.

"Ka disa anëtarë të PDSH-së në Çair, më kanë treguar se punojnë në atë agjencion”, dëgjohet zëri i Musa Xhaferit në bisedë me njeriu e DSK-së, Sasho Mijallkov.

"I kam kërkuar nga jue emrat por akoma skanë ardhë. I kam thënë Beqir Hasanit që të mi dorëzojë emrat e që ti largoj nga puna, ai nuk mi ka dhënë emrat. Unë e di se ka të punësuar që nuk janë BDI por nuk e di kush janë. Mi jepni emrat që ti heq nga puna", dëgjohet të ketë thënë Sasho Mijallkov në bisedë me Musa Xhaferin. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori