Zbulohen 2 ministri dhe 3 zëvendës që do të marri Alternativa

Alternativa e cila do të hyjë në Qeveri me LSDM-në dhe BDI-në, duke marë kështu dy ministri, atë të shëndetësisë dhe shoqërisë informatike, Zhurnal ekskluzivisht mëson se Alternativa gjithashtu ka arritur të marë edhe tre poste të zëvendës ministrave.

Alternativa ka arritur të marë postet e zv.ministrave në Ministrinë e Bujqësisë, në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Kulturës.

Gjithashtu, Zhurnal mëson se Alternativa ka tentuar deri në ditën e fundit të marë edhe postin zv.ministër në Ministrinë e Transportit, mirëpo aty ka dështuar, gjegjësisht nuk ka marë miratim nga kryeministri Zaev.

Alternativa ka katër deputetë ndërsa fitoi dy ministra dhe tre zëvendës ministra. Lëvizja Besa me po të njejtën numër të deputetëve, kishte vetëm një ministri dhe dy zëvendës ministra.


Shtuar 3.12.2021 17:30