Muratovska do garanci firmën e Thaçit që të largojë kamionët
Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë nuk ka larguar kamionët të cilët bllokojnë akset rrugore për automjetet në pikën kufitare në Bllacë me arsyetimin se përderisa qeveria maqedonase ka marrë vendim dhe të njëjtin e ka firmosur, të njëjtën gjë nuk e ka bërë dhe pala kosovare .

Përfaqësuesja e MakTrans, Billjana Muratovska thotë se nuk u beson deklarimeve me gojë.Për zhbllokimin e rrugës, ajo dëshiron të shohë dokument të nënshkruar.

"Nëse gjatë ditës, kryeministri i Kosovës gjen kohë për të nënshkruar një vendim që të heqë embargon për mallrat nga Maqedonia në atë moment ne do të largojmë kamionët dhe do të fillojmë të funksionojë normalisht", ka theksuar Muratovska, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, duke komentuar faktin se Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë nuk është kompetent për të bërë kushtëzime të këtilla, Muratovska thotë se përderisa pësojnë humbje të mëdha transportuesit, kërkesa e saj është mëse legjitime. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori