Mungesë e ujit të pijshëm në Kumanovë
Banorët e disa fshatrave dhe lagjeve të Kumanovës, tani një javë po ballafaqohen më mungesën e ujit të pijshëm. Gjendje më alarmante paraqitet në fshatin Çerkez. Banorët shprehen për "Alsat-M" se duhet furnizuar e ujë, pavarësisht se disa prej tyre edhe mund të mos kenë paguar faturat. Ata i bëjnë thirrje organet kompetente që të zgjidhin problemin e tyre pas gjendje është e padurueshme ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

"Është e vërtetë se nuk ka ujë, jo vetëm 2-3 ditëve të fundit, por tashmë një javë. Pavarësisht të reshurave që kemi pasur këtë vit, por prapë se prapë është njëjtë si vitet tjera... Nuk di! Me sa kemi dëgjuar ne, nuk është aq e mjaftueshme ajo pagesa që bëjnë banorët, por sidoqoftë kjo është nevojë elementare e çdo banori", ka thënë një banor për Alsat-M.

"Gjithmonë gjatë verës nuk kemi ujë, kur vijnë gurbetqarët na furnizojnë me ujë vetëm një muaj, sa për të mashtruar Evropën kinse këtu është gjithçka në rregull.... Apeloj edhe tek popullata që ta paguajnë ujin, por edhe tek organet kompetente që të zgjidhin këtë problem, sepse kështu nuk bën”", u shpreh një tjetër banor.

Banorët thonë se problemi qëndron tek dy ndërmarrjet publike, drejtorët e të cilave i përkasin partive të ndryshme politike. Si pasojë e mungesës së marrëveshjes mes tyre, pësojnë banorët duke mbetur pa ujë të pijshëm.

Ndërkohë, drejtori i NP "Ujësjellësi" dhe ai i Ekonomisë së Ujërave, ia hedhin fajin njëri tjetrit. Goran Stojkovski thekson se Drejtoria e Ekonomisë së Ujërave, nuk ka lëshuar në funksion të gjitha mjetet për furnizim shtesë me ujë, ndërsa drejtori i Ekonomisë së Ujërave, Filip Filipovski, thotë se tek drejtoria ku ai menaxhon, nuk ka arrit asnjë kërkesë nga NP "Ujësjellsi", për furnizim me ujë.

Kjo nuk hera e parë që banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave tjerë të Kumanovës, ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Ata disa herë janë organizuar dhe kanë kërkuar takime me dy drejtorët, por arsyetimet e tyre ishin po të njëjtat, duke fajësuar njëri tjetrin, ndërsa pasojat nga kjo vazhdojnë ti ndiejnë banorët. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori