Mungesa e internetit në shkolla, dëmton procesin mësimor
Mungesa e rrjetit të internetit në shkollat fillore dhe ato të mesme në vend pengon shumë zhvillimin e procesit mësimor dhe punët administrative.

Drejtorët e shkollave ankohen se kanë marë verjetje të shumta nga Inspektorati për arsim për mos zhvillim të planprogramit të caktuar mësimor që duhet punuar me mjete teknologjike si informatika. E për këtë shkak, shkolla e mesme në Saraj është detyruar që më mjete vetanake të siguroj rrejtin e internetin.

"Afër një vjet nuk funksionon. Të gjitha punët elektronike, konkretisht lëndët që i mbajmë me TIKO-n, ato i vet-financojmë konkretisht nga interneti i shkollës të cilat normalisht paguhen nga shkolla, dmth shkakton dëme financiare të shkollave ose aspak nuk realizohet që do të thotë se bie ndesh apo në kundërshtim me ligjin. Këtë përgjegjësi e mban Ministria e Arsimit dhe Shkencës, konkretist edhe zv minisri jonë i cili nuk i përfill kërkesat e shqiptarëve ose shkollave shqipe" – thotë Bedri Gjureci, drejtor i sh.m.q “Saraj”.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën fillore të fshatit Batincë. Madje këtu me shumë vështirësi realizohet edhe ora e informatikës ose, e njejta realizohet përmes telefonave celularë të mësimdhënësve të kësaj lënde.

"Ajo është e sigurtë se profesorët e informatikës nuk mund ta realizojnë orën mësimore si duhet për shkak që nuk kemi internet. Vet arsimtarët marin prej shtëpisë laptopin dhe përdorin telefonat e tyre për të lëshuar internet në orën e informatikës. Kemi pas deri diku material por kemi problem sikurse me tekstet tjera, poashtu edhe për librat, tekstet e informatikës, nuk jemi të pajisur si duhet nga ana e MASH-it. Disa libra janë të përkthyera por shumë libra në lëndën e informatikës janë në gjuhën maqedone" – thotë Qenan Imeri, drejtor i sh.f “Alija Avdoviç”.

Nga Ministria e Arsimit thonë se problemi do të zgjidhet së shpejti. Nga kjo e fundit sqarojnë se pas një ankete të realizuar nëpër shkollat në vend po përgatitet raport që do të publikojë gjendjen reale të internetit nëpër shkolla dhe në cilat prej tyre nuk ka fare rrjet interneti të instaluar.


Shtuar më 09/04/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori