PSG fiton Kupën e Francës, Mbappe dëmtohet rëndë dhe rrezikon Championsin (VIDEO)

PSG ka mundur 1-0 St Etienne dhe ka fituar Kupën e Francës për të 13-ën herë në historinë e klubit.

Ka qenë një fitore me shije të hidhur për skuadrën e Thomas Tuchel, që në minutën e 31-të të pjesës së parë ka humbur Kylian Mbappe për shkak dëmtimi.

Ylli francez ka pësuar një ndërhyrje të rëndë dhe është larguar nga fusha mes lotëve.

Perrin, autori i ndërhyrjes, është ndëshkuar me karton të kuq.


Shtuar 24.07.2020 21:37