Mulltanovski: Zgjidhja e çështjes së emrit, stabilitet për rajonin
Procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit është e një rëndësie të veçant për stabilitetin e vendit dhe rajonit, thotë Ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Mulltanovski. Ekpretës thonë se me rritjen e ndikimit rus, do të rritet edhe mbështetja e Perendimit për zgjidhje të çështjes së emrit.

Sipas tij Rusia po zbaton një politikë shumë të ashpër ndaj Perendimit dhe bën tentime që kanë për qëllim ta ndryshojnë rendin ndërkombëtar duke mos marrë paraysh obligimet ndërkombëtare, thotë ambasadori polak në Maqedoni, Jacek Mulltanovski në një intervistë për REL.

Gjithashtu Mulltanovski potencon se Polonia, si vend anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, dëshiron që të ketë dijalog dhe mardhënie pragmatike me Rusinë, por thotë se në të njejtën kohë duhet të respektohet edhe e drejta ndërkombëtare.

“Këtë duhet ta mbajmë mend dhe këtë ne e presim kur mendojm në dialog me Rusinë. Rendi ndërkombëtar duhet të jetë i përshtatshëm, nuk është befasi nese themi se shumë punë për ne janë shqetësuese kur vërejmë disa aktivitete të politikës ruse në rajonin e ballkanit”, thotë Mulltanovski. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori