Mujo Vatiç pronar i firmës VATO "kryetar" i ardhshëm i Komunës së Studeniçanit
Zhurnal mëson nga burime të këshilltarëve të opozitës në komunën e Studeniçanit se kryetar i ardhshëm i Studeniçanit do të emërohet boshnjaku Mujo Vatiç.

Kryetari aktual Azemi Sadiki, gjat mandatit pese vjeçarë ka bere marrveshtje me vlere prej afro 1 500 000 € krejt kjo në dëm të komunës,duke e bere/futur komunen në borxh deri tani 500000€, njofton Zhurnal.

Duke patur parasyshë buxhetin,takatin,mundësitë,kapacitetet finansiare të komunës,për katër vite me rradhë komuna duhet ti paguaj borxhin firmës/pronarit në fjalë! Me fjalë tjera,komuna do të jetë e bllokuar dhe nuk do të mund të realizoj asnjë proekt.Kjo i bje që "kryetarë" do ta kemi Mujo Vatiç!!!

Rikujtojmë, në të kaluarën,rrespektivisht prej vitit 2004-2010 komuna ishte e bllokuar,si rezultat i keqmenaxhimit te pikërisht kryetarit aktual Azem Sadiki, i cili ishte kryetar ose (keq)menaxhoi nga viti 2000-2005 dhe si rezultat i ketij keqmenaxhimi, komunen (mandatin) e dorëzoi me borxh marramendes prej 1200000 €,borxh ky që bllokoi komunen gjashtë vite me rradhë.

Në anën e djathtë të fotos e keni kryetarin aktual, kurse ne anen e majtë kryetarin e ardhshëm!
Shtuar më 29/08/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori