Muhiq: Ivanov po sillet si "sulltani" i Maqedonisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Deputeti nga radhët e Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, njëherësh edhe pedagog, Ferid Muhiq, i cili ka qenë i ftuar në emisionin kushtuar referendumit në Turqi, ka thënë se presidenti i vendit Gjorge Ivanov, po sillet si "sulltan", në kuptimin më të keq të kësaj fjale, pasi sipas tij, ai është pengesa kryesore për formimin e qeverisë së re.

"Qytetari Ivanov po shkel Kushtetutën. Një herë e jep mandatin për një parti që nuk ka shumicë parlamentare dhe një herë nuk e jep për partinë që ka shumicën parlamentare.

Pastaj kërkon kushte prej 61 nënshkrimesh, dhe më pas kërkon kushte të tjera.

Ai është sulltan, në kuptimin më negativ të fjalës.", ka thënë Muhiq në emisionin "Click Plus", në "Tv21". /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori