Muhaxheri dhe Al Albani ishin pjesë e strukturave të larta të ISIS-it
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka folur për luftëtarin e ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili së fundmi ka ndërruar jetë.


“Nga sa kam ndjekur, Lavdrim Muhaxheri ka vdekur. Nuk ka këtu asgjë që nuk është e vërtetë. Muhaxheri ka qenë në nivele të larta të drejtimit të ISIS-it. Në nivel të lartë të ISIS-it ka qenë edhe Al Albani”, ka thënia në emisionin “Opinion”. “Jo vetëm ne në Shqipëri e në Kosovë kemi probleme. Edhe shtete perëndimore kanë ushtarë në ISIS. Ky është problem ndërkombëtar”.

Gjatë ditës së djeshme mediat greke kanë shkruar se Muhaxheri është vrarë nga një sulm ajror i forcave speciale ruse.

Po ashtu, sipas kësaj gazete thuhej se terroristi nga Kosova kishte 20 truproja personale. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori