Muftinia e Kumanovës me objekt të ri
Ditën e djeshme janë hedhur themelet e objektit të ri të godinës së Muftinisë së BFI-së në Kumanovë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, drejtori i Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz, dy nënkryetarët e Komunës së Bursës Nexhmetin Shencok dhe Bajram Vardar, Atesheu për Çështje Fetare pranë ambasadës Turke, Seyfetin Ersoy, biznesmen nga Turqia, Imam, deputet në kuvendin e RM nga zona e Kumanovës dhe Likovës, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje, Xhelal Bajrami, kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, këshilltar nga komuna e Kumanovës, qytetar akademik, xhemat nga qyteti dhe rrethina e Kumanovës shkruan Zhurnal.

Në fjalën e tij të rastit , Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, në emër të BFI-së, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emrin e tij personal përgëzoi Myftininë e BFI-së, Kumanovë në krye me Myftiun Abedin ef. Imeri për gurthemelin e objektin gjegjësisht të godinës së re të Myftinisë që ai drejton, por gjithashtu shprehi mirënjohje të sinqerta për drejtorin e Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz dhe gjithë ata që kanë kontribuar në drejtim të grumbullimit të mjeteve finaciare dhe për të vazhduar rrugën e të parëve kur bie fjala për objekte kapitale fetare Islame. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2013, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori