Terrorizuan familjen me shkop bejzbolli dhe më pas i kërcënuan, procedohen penalisht dy autorët në Kuçovë

Tre ditë më parë, në qytetin e Kuçovës, një familje është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona, të pajusur të gjithë me shkopa bejzbolli.

Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço ka deklaruar se këta personai kanë shkuar në banesë me shkopa bejzbolli dhe kanë tentuar ti hyjnë me forcë brenda.

Arbri ka mundur të mbyllë portën por është rrahur prej tyre me shkopa bejzbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup, edhe pse kanë kaluar 2-ditë nga ngjarja.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi penal ndaj dy autorëve, L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit L.M., 61 vjeç, dhe I.I., 33 vjeç, pasi në datë 08.10.2021, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shkuar jashtë rrethimit të banesës  së shtetasit A.L në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, dhe për motive të dobëta e kanë kanosur, fyer dhe goditur në dorë me sende të forta shtetasin A.L, gjithashtu kanë goditur me sende të forta derën e banesës dhe kanë hedhur gurë në oborrin e banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 12:37