Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në web-faqen e saj e ka
publikuar listën e
vendeve që janë më të rrezikuara nga koronavirusi dhe rekomandon qytetarët t'i shmangin udhëtimet drejt tyre.
Sipas listës së
publikuar, në vendin e parë është Kina, në të dytin Italia, e treta Korea e Jugut, Irani i katërti, Franca e pesta, Gjermania e gjashta dhe Spanja e shtata. Këto vende bëjnë pjesë në grupin e
vendeve me
rrezik të lartë nga coronavirusi.
Ndërsa me
rrezik të mesëm në vendin e parë është Japonia, kurse në të dytin SHBA-të.
Maqedonia e Veriut është vendosur në vendin e shteteve me
rrezik të ulët të mundësisë së përhapjes së koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë sot sërish bëri thirrje që të mos udhëtohet në asnjërin prej
vendeve që janë në listë, pasi shumë shpejt një vend mund të kalojë në vend me
rrezik të lartë.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 14:11