MPJ: Vizita e Ahmetit në Athinë partiake, jo qeveritare
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe dy zv/kryeministrt Musa Xhaferri e Fatmir Besimi do të vizitojnë më 8 janar Athinen ku do të takohen me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk do të takohen në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar, thonë për "Meta" nga Ministria për Punë të Jashtme.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se, bëhet fjalë për një vizitë partiake dhe se BDI nuk është koordinuar me partnerin e koalicionit qeverisës, përcjell Portalb.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, i cili gjithashtu do të jetë pjese e vizitës në Athinë, ka refuzuar të përgjigjet se kush e ka iniciuar takimin.

"Gjithçka që duhet të dihet është thënë në kumtesën e BDI-së", ka thënë shkurtimisht Grubi.

As nga Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka informacion shtesë në lidhje me takimin. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2016, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori