MPJ: Nuk ka të lënduar nga Maqedonia në sulmin në Las Vegas
Për momentin nuk ka informacione për të vdekur ose lënduar nga Maqedoni, në sulmin që ndodhi sot në festivalin në Las Vegas, deklaruan për AIM nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

MPJ njofton se më vonë do të japin informacione më të hollësishme.

Policia në Las Vegas njoftoi se së paku 50 kanë ndërruar jetë, ndërsa 406 tjerë janë lënduar nga sulmi i sotëm në festivalin muzikor në Las Vegas.

Personi i dyshuar për këtë sulm, është identifikkuar 64-vjeçari Stiven Pedok nga Nevada. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori