MPJ britanike përkrah zgjedhjen e Talat Xhaferit
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Britanisë ka përshëndetur përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit në Maqedoni dhe njëkohësisht ka apeluar që të bëhet transferim i qetë i pushtetit.

“Mbretëria e Bashkuar e përkrah vendimin demokratik të shumicës së deputetëve në Maqedoni që ta zgjedhin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Jemi të gatshëm të punojmë me te. i bëjmë thirrje të gjithë personave, institucioneve dhe partive të mundësojnë transferim të qetë dhe të padhunshëm të pushtetit nga partia e mëparshme në pushtet drejt koalicionit të shumicës e zgjedhur më dhjetor 2016. Sa më shpejtë formohet qeveria, aq më shpejtë do të filloj zbatimi i reformave urgjente për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Në kohë të tensioneve, të gjithë liderët duhet të përmbahen nga nxitja e tensioneve ndëretnike.

Çdo veprim i tillë është i dëmshëm dhe në kundërshtim me interesat nacionale të Maqedonisë. Duke e pasur parasysh dhunën më 27 prill, apelojmë që institucionet shtetërore, posaçërisht policisë t’i mundësohet të ushtrojnë detyrën e tyre pa ndikim politike”, thuhet në reagimin e MPJ-së britanike. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2017, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori