MPB: S'e kemi ende ADN-në e vrasësve
Ministria e Punëve të Brendshme ka përgënjeshtruar informacionet e përhapura nga mediat maqedonase se është gjetur profili i ADN-së së autorëve të vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.


“Vlerësojmë se publikimi i informacioneve të paverifikuara dhe spekulimeve lidhur me hetimin e deritashëm të vrasjes, është tejet joserioz dhe i dëmshëm. Ato mund të pengojnë hetimin dhe të ndikojnë negativisht ndaj masave që i ka ndërmarrë Ministria. Të tilla informacione mund t’u jenë në favor vetëm kryerësve të vrasjes, në përpjekjet e tyre për t’u fshehur nga organet e përndjekjes”, thuhet në reagimin me shkrim të MPB-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori