MPB paralajmëron se nuk do të tolerohet asnjë shkelje gjatë procesit zgjedhor
Ministria e Punëve të Brendshme ju ka bërë apel partive politike dhe simpatizuesve të tyre të respektojnë rregullat zgjedhore, të përmbahen nga çdo prishje e rendit dhe qetësisë publike, pasi siç thonë, nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit.

“MPB do të ndërmerr gjithçka që duhet, që më 15 tetor qytetarët pa pengesa dhe qetësisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese të shprehjes së vullnetit të tyre politik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se gjatë javëve të kaluara kanë ndërmarrë disa aktivitete në drejtim të sigurimit maksimal të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të qeta.

“Gjithashtu në kuadër të të gjitha njësive organizative dhe në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Maqedoni, është kryer trajnimi i zyrtarëve policor, të cilët janë përgatitur për ndjekjen e zgjedhjeve dhe do të koordinohen nga një shtab i veçantë në nivel të ministrisë”, shtojnë nga MPB, njofton Telegrafi.

Në fund nga ministria theksojnë se përfshirja e zyrtarëve policorë në propaganda zgjedhore është e ndaluar dhe ministria do të reagojë menjëherë në rastet ku ka dyshime për keqpërdorime nga ana e zyrtarëve policor. /albeu.com/


Shtuar më 13/10/2017, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori