MPB padit Ziadin Selën për shpërdorim detyre
MPB Ohër ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela nga fshai Livadhi, R.H nga Veleshta, Gj.D nga Struga dhe V.L.A nga Shkupi për shkak të keqpërdorimit të detyrës dhe autorizime të paligjshme, bëjnë të ditur disa media maqedonase duke cituar MPB-ne.

Sipas këtij njoftimi, Ziadin Sela në cilësinë e kryetarit të komunës dhe person përgjegjës i këtij subjekti juridik, në vitin 2014 i ka dhënë parkingun për makina në afërsi të ministrisë së mbrojtjes në Strugë edhe pse me vendim ky lokacion është nën mbrojtje të shtetit. Ai me qiramarrësin Poshka Soni nga fshati Frangovë ka nënshkruar marveshje nga 12.08.2014 deri më 11.08.2016 e jo për tre muaj sic është e paraparë me ligj dhe vendim të tenderëve.

“Krahas kësaj Ziadin Sela në cilësinë e kryetarit të komunës në mënyrë të kundërligjshme të ligjit për ndërtime, në shkurt të vitit të kaluar ka dhënë vendim për legalizim të tre objekteve në emër të komunës së Strugës dhe në dëm të shtetit”, thuhet ne njoftim.


Sela, në një deklaratë të shkurtër për INA, theksoi se, nuk ka njohuri për ngritjen e kësaj padie dhe se nuk ka çka të komentojë më tepër, pasi që të informohet më saktësisht. Ai fillimisht e ka cilësuar edhe si një skenarë të orkestruar nga qarqe të caktuara të pushtetit. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori