Ministria e
Brendshme apelon që ngjarje të tilla të pakëndshme, të tilla si vdekja e fëmijës 4 vjeçar, të mos përdoren për të shkaktuar tensione etnike.
Nga atje theksojnë se pas incidentit
Ministria e Punëve të
Brendshme së bashku me Prokurorinë Publike të
Brendshme në Kumanovë kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe kanë marr të gjitha masat e nevojshme për të pastruar dhe për të dokumentuar ngjarjen.
“Gjegjësisht, kundër pesë njerëzve në 26 qershor 2016 SPB e Kumanovës ka ngritur kallëzime
penale në dyshim i arsyeshëm se i dyshuari kryesor Bogan Iliq (30) ka kryer veprën
penale vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19, ndërsa të paditurit e tjerë, B.I. 23 vjecc, S.A. 36 vjecc dhe A.A 32-vjecc, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën
penale të dhunës. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të akuzuarit të parë i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së
Brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2016,
ora 17:03