MPB konfirmon arrestimin e dy të akuzuarve në Kosovë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar arrestimin në Kosovë të Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit, dy të akuzuar në kërkim për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në afërsi të Shkupit.

Lajmi mbrëmë u publikua fillimisht nga televizioni Sitel ndërsa më vonë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë sot ministrja Jankullovska i shprehu mirënjohje homologut të saj kosovar, Bajram Rexhepi, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Kosovë do të bëhet edhe ekstradimi i të kërkuarave për rastin “Monstra”.

Dy të arrestuarit ndodheshin në arrati për gati një vit, ndërsa arrestimi i tyre është zhvilluar mbrëmë rreth orës 19:30 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2013, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori