MPB-ja refuzon kërkesën e Gruevskit
MPB-ja ka refuzuar kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për të marrë 20 trupëroja.

Ministri I brendshëm Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se nuk ekzistojnë kërcënime për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojave do të mbetet aq sa I takon me ligj.

Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë.

“Përgatitemi që qytetarëve maksimalisht t’ju ofrojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori