MPB-ja lëshon fletarrest ndërkombëtar për Sead Koçan
Ministria e PunëveBrendshme e Maqedonisë ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për Sead Koçan, pronar i "TV Nova".

Momentalisht nuk mund të konfirmohet se ku mund të ndodhet i dyshuari i Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa avokati i Koçan është shprehur se për urdhërin për arrestimin e tij e ka marrë vesh nga mediet dhe se ai vet personalisht nuk ka marrë asnjë vendim.

Sipas medieve maqedonase, mësohet se Koçan është larguar nga Maqedonia ditën e enjte përmes kalimit kufitat Tabanovc.

Ministria e PunëveBrendshme nuk ka informacione se në cilin shtet ndodhet për momentin biznesmeni.

Sipas hetimeve të PSP-së në rastin "Trust", të akuzuarit kanë fituar në mënyrë joligjire një shumë prej 17 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori